TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2023, 16:07

Bajram Begaj “zgjohet nga gjumi letargjik”, u jep pasaportën shqiptare 3 futbollistëve kuqezinj

Shkruar nga Pamfleti

Bajram Begaj “zgjohet nga gjumi letargjik”, u jep pasaportën

Duket se kërkesa e Federatës Shqiptare të Futbollit për pajisjen me pasaportë të lojtarëve kuqezi ka marrë më në fund zgjidhje. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka miratuar dhënien e shtetësisë shqiptare për 3 fubollistët: Arlind Rexhepi, Enis Asani dhe Edon Pruti.

Dekreti i presidentit Begaj është pasqyruar edhe në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi. Lajm i mirë ky për Alban Bushin që do të ketë në dispozicion 3 lojtarë të rëndësishëm si emrat e lartpërmendur.

Kujtojmë që FSHF-ja doli me një reagim për shtyp ku kërkonte nga presidenti Begaj që të shqyrtonte kërkesat për pajisjen me pasaportë të lojtarëve të sipërpërmendur. Të hënën, në datë 4 shtator, kreu i shtetit ka dhënë dekretin për të 3 futbollistët.

Bajram Begaj “zgjohet nga gjumi letargjik”, u jep pasaportën

Lexo edhe:

https://pamfleti.net/sport/bllokada-absurde-e-bajram-begajt-per-ekipet-kombetare-muja-daku-dhe-disa-l-i186367

bajram begaj presidenti i republikës së shqipërisë futbollistët kuqezinj

Lini një Përgjigje