
Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka kujtime mjaft interesante nga e kaluara e tij kur bëhet fjalë për Pragën. Ish-futbollisti brazilian, ka lënë shenjë me një supergol në Ligën e Kampioneve në vitin 2000, kur vishte fanelën e Arsenalit.
Në ndeshjen e “Topçinjve” përballë Sparta Pragës në fazën në grupe të turneut, tekniku aktual i kombëtares shqiptare, ishte ai i cili shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të skuadrës së tij.
Në minutën e 33 të takimit ai mori topin nga e majta dhe me një driblim spektakolar kaloi këdo që i dilte para, duke mposhtur edhe portierin me një diagonale të shkëlqyer me sferën që u përplas në shtyllë para se të shkonte në rrjetë.
“Ku ma gjen që Mitaj të shënojë një gol si i imi këtu”, tha duke qeshur trajneri në konferencën për shtyp.
Lini një Përgjigje