TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2023, 17:44

E puthi pa dëshirën e saj, kampionia e Botës denoncon Rubiales për sulm seksual, në skenë futet edhe policia

Shkruar nga Pamfleti

E puthi pa dëshirën e saj, kampionia e Botës denoncon Rubiales

Duket se situata mes presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales dhe futbollistes Xhenifer Hermoso do të kalojë dhe në rrugë ligjore, me policinë që ka ngritur më në fund hetimin rreth numrit 1 të futbollit në Spanjë.

Kjo gjë erdhi pikërisht pas padisë që Hermoso ngriti ndaj Rubialesit për sulm seksual.

Dje, Xhenifer Hermoso paraqiti një ankesë për ngjarjet për të cilat të gjithë jeni në dijeni”, tha për “CNN” një zëdhënës i prokurorisë spanjolle.

Zyra e prokurorit të gjykatës kombëtare do të paraqesë një ankesë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi ai.

Deklarata është bërë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit për të mbrojtur privatësinë e viktimës.

Sipas mediave spanjolle ky hetim do të zgjasë 15 ditë, teksa situata në Spanjë vazhdon të jetë e tensionuar, me shumë futbolliste që nuk pranojnë të luajnë futboll nëse Rubiales vazhdon ende të jetë presidenti i Federatës.

xhenifer hermoso kampionia e botës luis rubiales presidenti i federatës spanjolle

Lini një Përgjigje