TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2023, 16:15

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Çeki, Silvinjo humb mesfushorin për sfidën e nesërme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Çeki, Silvinjo humb

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Pragës në kuadër të ndeshjes së radhës në Republikën Çeke, që luhet më datë 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena”.

Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në mesditë në Pragë e duke u akomoduar menjëherë në hotel. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se vetëm mesfushori Qazim Laçi nuk ka udhëtuar me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale.

Lojtari ka qendruar në Shqipëri dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.

Në aeroport delegacioni kuqezi u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Sh.T.Z. Ilirian Kuka, i cili u takua me ekipin e stafin teknik dhe u uroi suksese në këtë ndeshje të rëndësishme për objektivat e kuqezinjve në kualiifikueset e “EURO 2024”.

Kombëtarja do të zhvillojë seancë zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Silvinjo do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp.

kombëtarja shqiptare ndeshja me çekinë kualifikueset e \"euro 2024\"

Lini një Përgjigje