TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2023, 16:37

“Ndjenjë e papërshkrueshme, nëna u lumturua shumë kur e mori vesh”, Daku e Muja tregojnë emocionet e para si kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ndjenjë e papërshkrueshme, nëna u lumturua shumë kur

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy lojtarët më të ri në Kombëtare, të cilët u bashkuan vetëm pak ditë më parë. Ndërkohë, dy lojtarët kanë bërë një rrëfim ndryshe, duke treguar emocionet e para për ftesën.

Pjesë nga intervista ndryshe e futbollistëve:

Muja: Si unë edhe ti e kemi për herë të parë kombëtaren. Si të kanë shkuar këto ditë?

Daku: Shumë mirë. Kemi patur pak probleme për të marrë “dritën jeshile” për të përfaqësuar kombëtaren, por shyqyr zotit gjithçka u krye dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë këto ditë të para.

Muja: Djemtë mirë, ushqimi mirë?

Daku: Gjithçka mirë. Po ti?

Muja: Mirë, njëjtë edhe unë. Një ndjenjë fenomenale për të ardhur këtu, për të njohur djemtë dhe për të takuar stafin. Gjithçka fenomenale siç e thashë.

Daku: Si reagove kur e more ftesën e kombëtares. Me kë fole?

Muja: Në fillim kam folur me familjen. Krenari e madhe edhe për ta edhe për mua. Nëna ime ka qenë më e lumtura kur e mori vesh për ftesën…

mirlind daku arbnor muja kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje