TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2023, 15:21

“Sa e madhe është Shqipëria”, tifozët kuqezinj pushtojnë Pragën, policia çeke u kërkon ndërprerjen e këngës patriotike (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Sa e madhe është Shqipëria”, tifozët kuqezinj

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme për rrugëtimin në “EURO 2024”. Kuqezinjtë e Silvinjos do të sfidojnë në transfertë Çekinë në orën 20:45, në stadiumin “Fortuna Arena”.

Ata të cilët me zor po presin këtë duel padyshim janë tifozët shqiptarë që ndodhen atje për të mbështetur Kombëtaren.


Një grup i madh është mbledhur në qendër të Pragës pranë ambasadës shqiptare në Çeki duke kënduar këngë patriotike.

Për shkak të orëve të vona, policia çeke iu ka kërkuar ndërprerjen e këngëve fansave kuqezinj.

shqipëria çekia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje