TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2023, 16:29

Kilian Mbape mban fjalën, fal 100 mln euro dhe largohet i lirë verën e ardhshme nga PSG

Shkruar nga Pamfleti

Kilian Mbape mban fjalën, fal 100 mln euro dhe largohet i lirë

Kilian Mbape nuk do të qendrojë në Paris dhe PSG nuk do t’ia vështirësojë largimin.

Futbollisti ka informuar klubin për qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi qershorin e ardhshëm, kur kontrata e tij do të ketë skaduar dhe ai do të jetë i lirë të zgjedhë skuadrën e re (Real Madrid?).

Pas një mundje krahu të vazhdueshme, parisienët kanë pranuar vendimin e sulmuesit dhe kanë arritur një marrëveshje në lidhje me bonusin e besnikërisë që Kilian duhej të merrte në këtë vit të fundit në Francë.

Sipas “L’Equipe”, Mbape ka refuzuar një bonus prej 100 milionë eurosh që i takonte nga 1 shtatori. Kështu, paratë do të mbeten në arkat e klubit. Një mënyrë për të lajmëruar një ndarje “konsensuale”.

kilian mbape sulmuesi francez psg

Lini një Përgjigje