
Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të mbrëmjes së sotme në Champions League. Në “Etihad Stadium” 45-minutat e para kanë përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të Mançester Sititt, teksa Lajpcigu mundi të rezistonte vetëm 22 minuta. Haland zhbllokoi sfidën me anë të një penalltie, ndërsa vetëm 2 minuta më pas gjeti sërish rrugën e rrjetës. Ndërkohë në minutat shtesë të pjesës së parë sulmuesi norvegjez realizoi golin e tretë dhe tripletën e tij personale në kët ndeshje.
Në sfidën tjetër mes Portos dhe Interit nuk u shënua asnjë gol gjatë pjesës së parë, duke bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes në barazim 0-0. Kujtojmë se përballja e parë e zhvilluar në “San Siro” ka përfunduar 1-0 në favor të skuadrës së Simone Inzagit.
Lini një Përgjigje