TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2023, 21:38

“Nëse provohet fajtor, do të isha edhe më i ashpër se sa drejtësia”, Pike i pamëshirshëm me Dani Alvesh

Shkruar nga Pamfleti
“Nëse provohet fajtor, do të isha edhe më i ashpër se

Për shumë vite kanë qenë shokë skuadre dhe kanë ndarë bashkë suksese dhe hidhërime. Por Zherard Pike ka bërë të qartë se nuk do të toleronte aspak në sjelljen e tij ndaj Dani Alvesh nëse vërtetohet se ky i fundit ka përdhunuar 23-vjeçaren, çështje për të cilën ai gjendet pas hekurave në pritje të gjyqit.

Në një intervistë të gjatë për “RAC 1”, Pike foli edhe rreth brazilianit, duke theksuar se ishte kundër sjelljeve të tilla në mënyrë kategorike.

Kjo është një çështje e komplikuar, pasi e njoh personalisht dhe kam një vlerësim të rëndësishëm për të. Sido që të jetë, për atë që kemi qenë si shokë skuadre, dhe për atë vetë, kjo është shumë e  vështirë. Unë thjesht dua që drejtësia të bëjë punën e saj. Por nuk mund të them diçka derisa të më tregojnë që ka bërë diçka dhe ka prova për këtë. Gjëja më e thjeshtë sot është të thuash që është fajtor dhe meriton dënimin. Unë dëshiroj të pres atë që thotë gjykata. Dhe nëse gjykatësi thotë që është njëra gjë apo tjetra, atëherë mund të flasim, por mbi të gjitha të ndihmojmë viktimën e këtij procesi.

Por është një e papritur për të gjithë botën. Ti mendon “si mund të ndodhte kjo”. Nëse ka ndodhur, atëherë duhet trajtuar shumë ashpërsisht, ai dhe të gjithë ata që bëjnë një gjë të tillë. Unë do të isha edhe më i ashpër se sa drejtësia, pasi jam plotësisht në favor të të gjithë atyre që mbrojnë ligjin “vetëm po është po”, theksoi Pike në intervistën e tij.

zherard pike dani alvesh

Lini një Përgjigje