TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2023, 20:35

Shtohen “dhimbjet e kokës” për Silvinjon, konfirmohet grada e dëmtimit për Gjimshitin, ja kush e zëvendëson mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen “dhimbjet e kokës” për Silvinjon, konfirmohet

Shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin Silvinjo në ndeshjen debutuese ndaj Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e kombëtares më 27 mars. Pas testeve të fundit, rezulton se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje të gradës së parë në muskujt e kofshës së majtë me kohën e rikuperimit që shkon të paktën deri në dy javë.

Kështu, 30-vjeçari humbet ndeshjen ndaj Empolit, ndërsa është i detyruar të qendrojë edhe larg grumbullimit të Kombëtares. Një mungesë e rëndësishme kjo për kuqezinjtë, teksa alternativa më e mundshme për të zëvendësuar Gjimshitin është Enea Mihaj, që aktivizohet titullar në kampionatin portugez me skuadrën e Famalikao.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje