Berat Gjimshiti rrezikon seriozisht ndeshjen me Poloninë. Kontraktimi muskulor ka rezultuar më i rëndë se sa pritej. Kështu Silvinjo duhet të bëjë pa një nga lojtarët më të mirë të prapavijës së Shqipërisë.
Në ndeshjen e fundit të Atalantës, ai la fushën i dëmtuar. Nga ekzaminimet mjekësore ka rezultuar se shtylla e mbrojtjes së Kombëtares do të qendrojë jashtë fushe për 2 javë. Në këtë mënyrë ai s’do të mund të jetë i gatshëm për takimin e kuqezinjve kundër Polonisë në Varshavë.
Ndeshja Poloni-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024” do të zhvillohet në datën 27 mars në orën 20:45.
Lini një Përgjigje