
Ndeshja e mbrëmshme mes Miluoki Baks dhe Sakramento Kings në NBA është mbyllur me fitoren e ekipit vendas me shifrat 133-124, falë një paraqitje të shkëlqyer te Gianis Antetokunmpo me 46 pikë. Por dueli mbi të gjitha do të kujtohet për një sherr që shpërtheu në fund të tij.
Brook Lopez and Trey Lyles both got ejected after wild scuffle ???? pic.twitter.com/OmzV0BwtfK
— Bleacher Report (@BleacherReport) March 14, 2023
Trei Lajls i Sakramentos ndaloi me faull pikërisht basketbollistin grek dhe kjo solli reagimin e Bruk Lopez ndaj tij. Dy lojtarët u kapën për fyti dhe nuk kursyen të shtyrat në një sherr ku u deshën lojtarë nga të dy skuadrat dhe gjyqtarët për t’i ndarë lojtarët. Të dy më pas u përjashtuan nga loja, kur kishin mbetur pak më shumë se 14 sekonda nga fundi i ndeshjes.
Lopez ishte i tensionuar pasi pak minuta më parë kishte kërkuar ndihmën mjekësore nga stafi i skuadrës, sepse kishte marrë një goditje në vetull, duke pësuar një të çarë gjatë një dueli poshtë koshit.
BROOK LOPEZ ???? pic.twitter.com/e91C7qe0k5
— Bleacher Report (@BleacherReport) March 14, 2023
Lini një Përgjigje