TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2023, 23:01

Seria A/ Milani zhgënjen sërish, barazon me Salernitanan në “San Siro”

Shkruar nga Pamfleti

Seria A/ Milani zhgënjen sërish, barazon me Salernitanan në

Pas humbjes ndaj Fiorentinës, Milani është ndalur sërish këtë herë në San Siro nga Salerintana, duke treguar dhe një herë probleme në marrjen e rezultateve pozitive.

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “San Siro” ndaj Salernitanës, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A italiane. Kuqezinjtë e Piolit, nuk përfituan nga hapi fals i Interit, Lacios dhe Romës në fundjavë.

Pikë historike për skuadrën nga Salermo, që ishte e para e marrë ndonjëherë në “San Siro” përballë kuqezinjve.

Milani e mbylli në avantazh pjesën e parë, teksa Zhiru realizoi me kokë në minutën 45+1’. Në pjesën e dytë ishin miqtë ata që arritën të shënonin, me Dian ë minutën e 61-të, duke shtangur kampionët në fuqi.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, milanistët nuk mundën të gjenin golin e fitores, duke dalë nga ky takim me vetëm 1 pikë. Sfidën e radhës Milani do e luajë në transfertë ndaj Udinezes.

Seria A/ Milani zhgënjen sërish, barazon me Salernitanan në

milan seria a

Lini një Përgjigje