TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2024, 19:36

Pas Laçit e Tucit, Sparta e Pragës shton futbollistët shqiptarë në ekip; fjalët e para të legjendës çeke

Shkruar nga Pamfleti

Pas Laçit e Tucit, Sparta e Pragës shton futbollistët

Klubi i Spartës së Pragës ka zyrtarizuar sot firmën me një tjetër futbollist shqiptar, pas Qazim Laçit dhe Indrit Tucit.

Kampionët e Çekisë kanë nënshkruar me sulmuesin anësor të Kosovës, Ermal Krasniqi, i cili ka shkëlqyer me fanelën e Rapidit të Bukureshtit në edicionin e fundit.

Ne afrojmë në skuadër Ermalin për shkak të tipologjisë së tij. Ai është një lojtar i shpejtë, dinamik. Në disa ndeshje, sidomos në kompeticionet e UEFA-s, ne ndjenim që na mungonte pak shpejtësi dhe Ermali na ndihmon në këtë aspekt.

Ai është mësuar që të luajë në pozicione të ndryshme në fazën ofensive. Ai është i rrezikshëm për kundërshtarët pasi di si të shënojë, por edhe të përgatisë golat”, u shpreh drejtori sportiv i Sparta Pragës, Tomas Roziçki.

ermal krasniqi sparta e pragës futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje