TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2024, 18:26

Miqësorja me Shqipërinë/ Sulmuesi i Azerbajxhanit: Do t’i hapim punë, nëse shënoj do të festoj si Duamena

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja me Shqipërinë/ Sulmuesi i Azerbajxhanit: Do t’i

Në pjesën e parë të sezonit, në Superiore luante për Egnatian Vusal Isgandarli, lojtari që sot do të sfidojë me kombëtaren e Azerbajxhanit, kuqezinjtë e Silvinjos.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi që luan në Turqi, shprehet se ekipi i tij do t’i hapë punë Shqipërisë, ndërsa thotë se Alen Sherri, ish-shoku i tij i skuadrës duhet të ishte në listë. Ai ka edhe një premtim special nëse i shënon Kombëtares shqiptare.

Keni luajtur 6 muaj në Shqipëri, si e përshkruani atë eksperiencë?

Aventura ime në Shqipëri ishte shumë e mirë. Skuadra, lojtarët, trajneri dhe presidenti aty ishin shumë të mirë me mua. Më vjen mirë që u shpallën kampionë.

Por, a ju vjen keq që u larguat pasi do të festonit edhe ju?

Jo, pavarësisht se doja shumë që ekipi të shpallej kampion në kampionatin shqiptar. Edhe pse nuk isha aty me ta, kam festuar në Baku.

Tani luani në Turqi, si po shkojnë gjërat atje?

Në përgjithësi po shkon mirë. Kemi mbyllur sezonin dhe sapo të nisim do të fokusohem për të arritur edhe në nivel më të lartë.

Jeni thirrur me kombëtaren e Azerbajxhanit dhe sot do të përballeni me Shqipërinë, si e shikoni këtë ndeshje?

Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë. Nëse shënoj një gol, do të festoj si kapiteni jonë i ndjerë Rafel Duamena. Më mungon shumë.

Cili mendoni se është lojtari më i rrezikshëm në skuadrën e Shqipërisë?

Mendoj se kanë një ekip të rrezikshëm dhe shumë lojtarë specialë. Më i rrezikshmi është ish-shoku im i skuadrës Alen Sherri, i cili nuk ka marrë një ftesë për në Europian. Do më mungosh Sherri (qesh)

Mendoni se Azerbajxhani do t’i hapë punë Kombëtares shqiptare?

Po, mendoj se kemi ekip të mirë dhe do t’i hapim punë Shqipërisë.

Do të ktheheshit një ditë për të luajtur në Superiore?

Sigurisht që do të doja të vija sërish, gjithmonë nëse ka një ofertë të mirë.

vusal isgandarli futbollisti azerbajxhanas miqësorja me shqipërinë

Lini një Përgjigje