TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2024, 17:32

“Reali skuadra më e mirë në botë”, Mesi habit me deklaratën: Te Barcelona u bëra për psikolog

Shkruar nga Pamfleti

“Reali skuadra më e mirë në botë”, Mesi habit me

Ylli i Argjentinës dhe Inter Miami, Lionel Messi, në një intervistë për “Infobae” u ndal te kritikat e shumta që mori në vendlindjen e tij para se të fitonte Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës, teksa foli edhe për ekipin më të mirë në botë.

"Nëse flisni me rezultate, atëherë është Real Madrid. Nëse flisni me lojë, mua personalisht më pëlqen Manchester City i Guardiolës. Mendoj se çdo skuadër ku është Guardiola do të jetë e veçantë për shkak të mënyrës se si ai është, mënyrës se si stërvit dhe lojës që aplikon. Skuadrat e tij luajnë në nivelin më të lartë të lojës për mua. Për momentin, referuar rezultateve, Real Madridështë më i forti”, tha Messi.

Lojtari aktual i Inter Miamit nuk ka asnjë shqetësim për të treguar se kishte nevojë për ndihmë psikologjike gjatë një periudhe kur ishte te Barça.

E vërteta është se kur isha te Barcelona, shumë kohë më parë, pata nevojë për psikolog. Shkova, nuk e kisha provuar kurrë, isha shumë ngurrues për të gjitha këto. Nuk më pëlqente. Unë jam një person që e mbaj gjithçka brenda, edhe të mirën, edhe të keqen. Kur shkova te psikologu ishte shumë mirë për mua, më ka pëlqyer shumë, më ka ndihmuar shumë”, tha Messi mes të tjerash.

 

lionel messi ylli argjentinas

Lini një Përgjigje