Përfundon ndeshja që mbyll javën e 30 të Abissnet Superiore. Pas humbjes ndaj Laçit dhe barazimit me Egnatian, Partizani është rikthyer te fitorja.
“Të kuqtë” kanë mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Bylsit. Skuadra e Kolelës zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18. Rrapaj pas një aksioni personal, kaloi mbrojtësit dhe i vetëm përballë Teqjas nuk gaboi.
17 minuta më vonë Bylisi vendosi baraspeshën. Trumçi hodhi një krosim në zonë, ku gjeti Eskuerdinjën, me këtë të fundit që çoi topin në rrjetë. VAR-i ndërhyri për një prekje të topit me dorë, por çdo gjë ishte e rregullt.
Në minutën e 55, Partizani kaloi sërish në avantazh. Da Silva u nis nga pika e bardhë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Partizani mban vendin e dytë me 51 pikë, 5 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Bylis renditet në vendin e 9 em 33 pikë.
Lini një Përgjigje