TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2023, 17:30

Njukasëlli “keqtrajton” Totenhemin, sezoni i londinezëve i drejtohet dështimit

Shkruar nga Pamfleti

Njukasëlli “keqtrajton” Totenhemin, sezoni i londinezëve i

Njukasëlli i ka shkaktuar Totenhemit një disfatë të thellë. “Qymyrxhinjtë” duket se e kanë seriozisht këtë sezon në Premier Ligë dhe janë në rrugën e mbarë për kualifikimin në Champions League, teksa sot pasdite në “St. James’ Park” fituan me shifrat  6-1. 

Një rezultat historik, vështirë se do mund të harrohet në historinë e kampionatit anglez. 

Sipari i golave u hap në minutën e dytë nga Mërfi. Brenda pjesës së parë, Mërfi shënoi edhe një tjetër gol, ndërsa më pas e patën radhën lojtarë si Zhoelinton dhe Isak me dopietë. 

Goli i Kejn shërbeu vetëm për ngushëllim, pasi në minutën e 67, Uilson “tundi rrjetën” e Loris. Pikëerisht, sulmuesi i kombëtares së Anglisë, tani do të mendohet mirë për merkaton e verës sepse ka trenin e fundit të jetës… 
 
Me këtë rezultat, Njukasëlli renditet në vendin e 3 me 59 pikë. Në krahun tjetër, ekipi i Stellinit i pesti me 53 pikë. 

totenhem njukasëll premier liga

Lini një Përgjigje