TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2023, 17:09

Kastrioti mund Kukësin në “finalen” e mbijetesës, verilindorët në rënie të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Kastrioti mund Kukësin në “finalen” e mbijetesës,

Kastrioti ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në një finale mbijetese përballë Kukësit në sfidën e vlefshme për javën e 30 të Superiores. 
 
Ishin verilindorët ata të cilët e nisën me ritëm të lartë takimin, duke u ndalur dy herë nga shtylla në pak minuta. 

Në minutën e 28, ishte Santiago Selmani, i cili kaloi krutanët në avantazh në rastin e parë. 


Verilindorët provuan sërish për të mos dalë pa pikë nga ky takim, por skuadra e Çelës arriti ta menaxhonte mirë rezultatin. 

Me këtë fitore, Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit, por shpreson te mbijetesa, ndërsa Kukësi vazhdon të qendrojë në zonën e ftohtë në vendin e 8. 

Lini një Përgjigje