Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti, ka realizuar një gol spetakolar “alla Kuarezma” me fanelën e Hajdukut të Split në duelin ndaj Varazdin, teksa përballë kishte ish-mbrojtësin e Skënderbeut dhe Kukësit, Jorgo Pëllumbi.
Në minutën e 65, Sahiti magjepsi të gjithë, teksa me një gjuajtje të kalibruar me të jashtmen përshëndeti rrjetën e Zelenikës, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë Hajdukut të Splitit, që blindoi vendin e dytë në renditje. Vlen të theksohet fakti se Sahiti ishte një nga më të mirët në fushë për të tijtë.
Lini një Përgjigje