TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2023, 20:28

Mançester Siti kualifikohet me goleadë në finalen e Kupës së Anglisë, Riad Mahrez rishkruan historinë me “Qytetarët” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti kualifikohet me goleadë në finalen e Kupës

Mançester Siti ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në “Wembley” përballë Shefild Junajtid. Skuadra e drejtuar nga Guardiola, ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë, duke kaluar në finale.

Heroi i “qytetarëve” ishte Riad Mahrez që gjeti 3 herë rrugën e rrjetës në këtë takim. Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes, i dhuruan kualifikimin Mançester Sitit, që tashmë do të presë për të njohur kundërshtarin që do të ketë në finale.

Ish-ylli i Leister Sitit është bërë futbollisti i parë që shënon një tregolësh në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë që nga viti 1958.

 

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Mançester Junajtidit dhe Brajtonit, që do të luhet ditën e nesërme në “Wembley”.

mançester siti shefild juanjtid kupa e anglisë

Lini një Përgjigje