TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2023, 19:30

“Vështirësitë janë të kuptueshme”, Bajrami i zhgënjyer me disfatën në Salernitana: Vështirësitë janë të kuptueshme, pësuam shumë shpejt 2 gola

Shkruar nga Pamfleti

“Vështirësitë janë të kuptueshme”, Bajrami

Nedim Bajrami ka luajtur 11 ndeshje me Sassuolon deri më tani, teksa ka mundur të shënojë një gol, ndërsa nuk ka provuar ende shijen e asistit.

Pas përfundimit  të sfidës me Salernitanën, ku Sasuolo u mund me rezultatin e pastër 3-0, ai foli për “DAZN” ku u shpreh i zhgënjyer për disfatën.

“E dimë që këtu në Salerno atmosfera është e nxehtë. E përgatitëm mirë ndeshjen gjatë javës, por pësuam shumë shpejt 2 gola. U munduam që të reagonim, por nuk arritëm që të gjenim rrugën e rrjetës.

Pozicioni ku ndihesh më mirë? Mund të luaj si në krah të majtë edhe në të djathtë, por ndihem më mirë në mesin e fushës. Zgjedhjet i takojnë trajnerit dhe unë do të bëj maksimumin sa herë që kërkohet ndihma ime.

Po has më shumë vështirësi, krahasuar me një vit më parë? I tillë është futbolli, e rëndësishme është që të jem i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe të stërvitem çdo ditë e më shumë.”

nedim bajrami mesfushori shqiptar sasuolo

Lini një Përgjigje