
Romelu Lukaku do të jetë në fushë ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit në Kupën e Italisë. Vendimi është marrë ditën e sotme ku vetë presidenti i Federatës Italine të Futbollit, Gabriele Gravina ka vendosur që të falsë sulmuesin belg.
I ndëshkuar më karton të kuq pas festimit në ndeshjen e parë ndaj bardhezinjve, Interi kishte kërkuar faljen e tij në Gjykatën e Apelit Sportiv, por pretendimet e klubit zikaltër u hodhën poshtë dhe u la në fuqi vendimi i marrë në fushën e blertë, megjithatë, fjalën e fundit e ka thënë pikërisht presidenti.
Në fakt, kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë, duke qenë se kurrë më parë nuk kishte ndodhur të falej një karton i verdhë. Lukaku do të luajë ndaj Juventusit me një karton të verdhë më shumë në listë, pasi u ndëshkua disa minuta më parë. Kartonin e dytë të verdhë, Lukaku e mori për shkak të festimit që donte të heshtte tifozët vendas pas koreve raciste. Të njëjtin festim e bëri edhe pak ditë më vonë ndaj Portos në Champions, por gjyqtari i ndeshjes nuk e ndëshkoi.
Lini një Përgjigje