TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2023, 20:06

Fitore me “aromë” titulli për Tiranën në ‘klasiken shqiptare’, derbi mban emrin e Teutës! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me “aromë” titulli për Tiranën në

Përfudnojnë 2 ndeshjet e javës ës 30 të Abissnet Superiore. Tirana ka mundur 1-0 Vllazninë, ka marrë fitoren e katër radhazi dhe ka përforcuar vendin e parë duke shkuar përkohësisht tetë pikë larg Partizanit të vendit të dytë.

Goli i vetëm që vulosi fatin e këtij takimi dhe 3 pikët për bardheblutë erdhi në minutën e 43. Një aksion i shpejtë i ekipit të Orges Shehit me Abazajn, i cili gjeti të pavendosur mbrojtjen dhe shënoi golin e avantazhit falë edhe në devijimi të Bulatoviç. Vijon forma e mirë e sulmuesit të kampionëve të Shqipërisë.


Rasti i parë i rrezikshëm i përket minutës së 24. Kundërsulm i shpejtë i Tiranës, Hasani u shfaq para Zogoviç, por gjuajtja e tij nuk kaloi gardianin e kuqebluve.

Ndërkohë, në minutën e 35 erdhi një episod mjaft i diskutuar me shkodranët që kërkuan penallti.

Çoba hyri në zonë në të djathtë dhe Përgjoni e ndali, duke rrëzuar edhe sulmuesin. Shkodranët protestuan dhe kërkuan në kor penallti, por Cjapi dhe VAR-i sinjalizuan vazhdimin e lojës.

Me këtë fitore, Tirana mban e vetme vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 4 me 42 pikë.

Në ndeshjen tjetër, atë të zhvilluar në “Niko Dovana”, Teuta ka mundur Erzenin me rezultatin e pastër 2-0. Durrsakët zhbllokuan sfidën në minutën e 64. Kallaku kaloi në avantazh ekipin e tij, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.


12 minuta më vonë, “Djemtë e Detit” dyfishuan shifrat. Kallaku dha asist për Lorenco Vilën dhe ky i fundit qendroi gjakftohtë përballë Xhikës.


Pjesa e parë u  mbyll me rrjeta të paprekura. Rasti më i rrezikshëm i përket minutës e 12, me durrsakët që patën mundësinë të merrnin epërsinë me Albion Markun. Mesfushori goditi me të majtën potente, por Xhika bëri një super pritje duke i mohuar golin.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 6 me 38 pikë, po aq sa Erzeni.

teuta tirana vllaznia erzeni abissnet superiore

Lini një Përgjigje