
Lacio u mund në shtëpi nga Torino me rezultatin 0-1, megjithatë drejtuesit e skuadrës kryeqytetase po ndihen të vjedhur nga arbitri i ndeshjes, Davide Gersini.
Në minutën e 13 të takimit, Hysaj depërtoi në zonë dhe u ndal me faull nga Singo, aty ku vendasit pretenduan për penallti. Pavarësisht pretendimeve që kishin, arbitri mori konfirmimin nga zona “VAR”, duke lejuar vazhdimin e lojës. Në intervistën pas ndeshjes, Hysaj u shpreh se sot ka pasur një arbitër të turpshëm në lojë.
“Një ndeshje që do të na mbetet peng, por nuk dorëzohemi. Isha para portës dhe nuk u hodha vetë, por ishte penallti e pastër dhe arbitri tregohet i turpshëm. Gjykimi i tij na vuri në vështirësi. Ne e dimë si luan Torino dhe kemi gjithmonë probleme me ta, por duhet të marrim gjërat pozitive; qendruam në lojë për 90 minuta. Sot nuk ka përfunduar asgjë. Ndeshjen tjetër do të luajmë me Interin dhe do të jetë një ndeshje e madhe për t’u luajtur. Nervat? Është e vështirë për një lojtar të qendrojë i qetë me një arbitër si ky. Sot kam humbur 5 vite jetë”, u shpreh Hysaj pas ndeshjes.
Lini një Përgjigje