
Pas katër humbjeve dhe një barazimi të marrë në pesë ndeshjet e mëparshme të luajtura në kampionat, Interi i Simone Inzagit është kthyer te fitorja në kampionat.
Milanezët kanë mundur me rezultatin 3-0 në transfertë skuadrën e Empolit në javën e 31 të Serisë A dhe tani është ngjitur përkohësisht në vendin e pestë, duke parakaluar Milanin, që do të luajë në orën 18 kundër Leçs.
Ndeshja e luajtur në “Castellani” uvendos në 45 minutat e dyta, pasi pjesa e parë u nbyll në barazim pa gola dhe protagonisti absolut ishte Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg, i cili pati vështirësi në këtë sezon, ishte autor i dygolëshit që vendosi sfidën. Big Roma zhbllokoi ndeshjen në minutën e 48 dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 76.
Lukaku u kthye të shënojë gol nga aksioni në një ndeshje të Serisë A pas 253 ditësh. Hera e fundit, në fakt, ishte 13 gushtin e kaluar në një ndeshje kundër Lecce-s.
Në fundin e takimit, në minutën e 88, erdhi edhe goli i tretë i zikaltërve. Edhe këtë herë Lukaku ishte protagonist, jo duke shënuar, por duke dhënë asistin për golin e Lautaro Martinez, i cili fiksoi shifrat në 3-0.
Lini një Përgjigje