TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2023, 23:05

Reali bën detyrën në shtëpi, madrilenët presin dhuratën nga kushërinjtë e Atletikos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Reali bën detyrën në shtëpi, madrilenët presin

Titulli duket një mision pothuajse i pamundur për Realin e Madridit, por “Los Blancos” vazhdojnë të bëjnë detyrën. Këtë herë madrilendët mposhtën 2-0 Selta Vigon, në “Santiago Bernabeu” .

Sfida u zgjidh nga Asensio në minutën e 42. Për golin e sigurisë mendoi mbrojtësi Militao, i cili u tregua i saktë para portës.

 

Me këtë fitore ekipi i Ançelotit shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e dytë, 8 pikë më pas se Barça kryesuese. Katalanasit do të presin nesër në “Camp Nou” Atletikon e Madridit.

Reali do të shpresojë te një dhuratë nga kushërinjtë madrilenë për të mbajtur akoma gjallë shpresën për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar.

reali i madridit selta vigo la liga

Lini një Përgjigje