TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2023, 18:22

Titulli çështje kohe, Barcelona triumfon me vështirësi ndaj Atletikos së Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Titulli çështje kohe, Barcelona triumfon me vështirësi

Nëse do të fitosh titullin, duhet të mundësh skuadra të mëdha. Barcelona po e bën më së miri diçka të tillë, teksa sot katalanasit mposhtën minimalisht 1-0 Atletikon e Madridit, duke u afruar edhe më shumë me suksesin final në La Liga. 

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 45 nga Ferran Torres. Pavarësisht disa rasteve nga të dyja ekipet asnjëra prej tyre nuk arriti të finalizonte.  

Me këtë fitore në shtëpi, Barcelona shkon në kuotën e 76 pikëve, ndërsa Atletiko e Madridit pozicionohet në vendin e 3 me 60 pikë. 

La Liga luan sot edhe dy ndeshje, Majorka e Muriqit pret në shtëpi Getafen, ndërsa Sevija-Vijarreal premton spektakël. 

barcelona atletiko e madridit la liga

Lini një Përgjigje