
Kategoria e Parë mbylli javën e 24 dhe verdiktet për Superioren u vendosën me Skënderbeun dhe Dinamon që do të jenë zyrtarisht pjesë e elitës së futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.
Korçarët mundën pa probleme Turbinën, ndërsa kryeqytetasit u mundën në transfertë nga Lushnja, por “dhurata” erdhi nga Vlora, me Tomorin që mundi Flamurtarin.
Vlonjatët u mundën 0-1 nga Tomori dhe matematikisht nuk do mund të ngjiten në Superiore në mënyrë direkte. Vlonjatët janë në vendin e 3 me 40 pikë.
Sa i përket garës për mbijetesë vazhdon të jetë e ndezur, me Orikun që mundi Besën në transfertë.
Gara për fazën “playoff” është gjithashtu e ndezur, me Tomorin, Korabin, Luzin dhe Apoloninë që ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës.
Lini një Përgjigje