TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2023, 19:07

Tjetër ngjarje e pahijshme me bardheblutë e koshit, drejtoresha e Tiranës i vë fanelën në kokë arbitrit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër ngjarje e pahijshme me bardheblutë e koshit, drejtoresha e

Tirana e basketbollit nuk po përjeton një periudhë të qetë në këtë fund sezoni. Pak ditë pas grushteve dhe akuzave për racizëm te basketbolli i femrave gjatë derbit me Partizanin, këtë fundjavë bardheblutë janë bërë protagonistë edhe te basketbolli i meshkujve. Për fat të mirë jo me grushte, por me një ngjarje po aq të shëmtuar. 

Në finalen e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes, revolta ndaj vendimeve të gjyqtarëve ka shtyrë drejtoreshën e klubit bardheblu, Deborah Keçi, që të dhurojë një shfaqje aspak të hijshme. 
Në një moment të sfidës, ajo është afruar me kufizimin e fushës dhe i ka vendosur në kokë gjyqtarit fanelën e klubit bardheblu në shenjë proteste. 

Një veprim që lë shumë për të dëshiruar, përtej rrethanave apo pretendimeve të bardhebluve në sfidën e dytë finale të cilën e humbën me shifrat 80-73. 

tirana skuadra e basketbollit të meshkujve deborah keçi drejtoresha e bardhebluve

Lini një Përgjigje