
Bërnli, skuadra që udhëheq Championship me 92 pikë pas 43 ndeshjesh, akuzohet për trukim ndeshjesh! Skuadra e Vinsent Kompani që ka siguruar një vend në Premier Ligë dhe e presin 120 milionë paundë si shpërblim, tashmë ka probleme. Ndaj tyre do të nisë një hetim për akuzat e rënda nga Hadërsfild.
Skuadra e Kompani është e para në renditje, ka 10 pikë më shumë dhe ende pret të dalë matematikisht kampion. Prej kohësh është “certifikuar” kalimi i saj në elitë, por për shkak të një sërë rezultatesh të këqija, dy barazime dhe një humbje, ata u gjendën në sulm.
Hadërsfildi, që po lufton për mbijetesë, pretendon se Bërnli ka trukuar ndeshje për të ndihmuar skuadrat e tjera në zonën e rrezikut. Ata barazuan me Riding dhe Rotherham dhe humbën nga QPR, të tre skuadrat që janë në pjesën e poshtme të tabelës.
Të shtunën, QPR mori tre pikë nga “Turf Moor”. Kompani ka “përzier letrat” në ndeshjet e fundit, gjë që ai e ka justifikuar me një ngjeshje të ndeshjeve, por pritet që ndaj skuadrës së tij të nisë një hetim. Përsa i përket ndëshkimit, sanksionet financiare janë të mundshme, por edhe mund të hiqen pikë. Gjithsesi, deri tani gjithçka është në kuadrin e fjalëve.
???? ???????????????????????????? ???????????????? ???? ???????????????? ???????? ???????????????? ????
— ITV Football (@itvfootball) April 22, 2023
Shock result of the day? No doubt it was #QPR's huge win over Burnley at Turf Moor ???? pic.twitter.com/Rv3zXIrMyy
Lini një Përgjigje