TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2024, 16:19

Panik në Lojërat Olimpike, notarja humbet ndjenjat dhe dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Panik në Lojërat Olimpike, notarja humbet ndjenjat dhe dërgohet

Një situatë shqetësuese ka ndodhur në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Tamara Potoka ka rënë pa ndjenja gjatë garës së saj. Notarja sllovake ka humbur ndjenjat në momentin që ka dalë nga uji.

Menjëherë stafi mjekësor i erdhi në ndihmë, duke i vendosur një maskë oksigjeni, ndërsa shihet në barelë duke u larguar nga pishina. Stafi mjekësor ka deklaruar se 21-vjeçarja është e ndërgjegjshme dhe fatmirësisht gjendja e saj është stabilizuar.

Ende nuk janë publikuar detaje të plota mbi shkakun e humbjes së ndjenjave, por incidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe mirëqenien e sportistëve gjatë ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare. Potoka është nën mbikëqyrjen e mjekëve, dhe të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar që ajo të marrë ndihmën e duhur dhe të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kujtojmë se Potoka përfundoi e 7-ta në garë në disiplinën e 200 metrave me pengesa. Ajo regjistroi kohën 2 minuta e 14 sekonda.

tamara potoka notarja sllovake lojërat olimpike

Lini një Përgjigje