TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2024, 15:56

Ka kontribuar në futbollin anglez, ndahet nga jeta ish-trajneri i Leister Sitit

Shkruar nga Pamfleti

Ka kontribuar në futbollin anglez, ndahet nga jeta ish-trajneri i Leister

Kreig Shekspir, ish-tekniku i Leister ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Shekspir, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë,  mbahet mend për kontributin e madh të dhënë për futbollin anglez. Shoqata e trajnerëve të Premier Ligës, i ka shprehur ngushëllime familjes, nëpërmjet një njoftimi.

Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Kreig Shekspir, ‘SHAKEY’. Kreig ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja e tij”.

Ndërsa familja është jashtëzakonisht krenare për arritjet e tij në futboll si lojtar dhe trajner, për ne, familjen e tij, ai do të jetë gjithmonë një bashkëshort, baba, bir, vëlla dhe xhaxha i dashur.

Humbja është shkatërruese për të gjithë ne dhe ne do të kërkojmë që të jepet privatësia në këtë kohë tepër të vështirë, ndërsa përpiqemi të pajtohemi dhe të mbajmë zi për humbjen e një personi shumë të veçantë.

Familja dëshiron të falënderojë dhe të pranojë lutjet dhe urimet e shumta të dërguara gjatë muajve të fundit të vështirë, shumë prej të cilave ne nuk ishim në gjendje t’u përgjigjemi, por të gjitha kishin shumë rëndësi për Kreig dhe familjen”, thuhet në njoftim.

Ai u diagonostikua me kancer vitin e kaluar, teksa po merrte trajtim.

Kreig Shekspir ishte asistent i Klaudio Ranierit në sezonin që Leister fitoi titullin kampion në Premier Ligë në vitin 2016. Ndërsa 1 vit më vonë, kur Ranieri u largua, Shekspir mori drejtimin e ekipit.

Në debutimin e tyre të parë në Champions League, Kreig bëri mjaft mirë me ekipin e Leister. Ata arritën deri në çerekfinalet e kompeticionit, duke dhuruar paraqitje mjaft pozitive.

kreig shekspir ish-trajneri i leisterit

Lini një Përgjigje