TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2024, 15:34

Shqipëria zhgënjen edhe në qitje, Manjola Konini mbyll garën në vendin e 37

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria zhgënjen edhe në qitje, Manjola Konini mbyll garën

Qitja kuqezi e mbyll Olimpiadën mes zhgënjimit. Pas notit, edhe ky sport regjistroi rezultate modeste në “Paris 2024”.

Në total Konini grumbulloi 569 pikë, të cilat i lejuan që të mbyllë garën e dytë të saj në "Paris 2024" në disiplinën e qitjes me pistoletë në distancën e 25 metrave në vendin e 37.

Sportistja kuqezi u pozicionua në vendin e 37 nga 40 pjesëmarrëse. Praktikisht e katërta nga fundi. Vetëm pak ditë më parë, Konini garoi edhe në pistoletë me ajër në 10 metër distancë, ku u poziconua e parafundit.

Kujtojmë që Manjola Konini ishte sportistja e parë nga delegacioni shqiptar e cila debutoi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që në ditën e dytë, në disiplinën e Qitjes, 10m Air Pistol, duke u renditur në vendin e 43, duke grumbulluar 549 pikë.

Tashmë, për Shqipërinë do të garojnë dy atletët Franko Burraj dhe Luiza Gega, ndërsa shpresat janë te mundja, me Abakarov, Dudaev dhe Aliev që kanë premtuar medalje.

manjola konini qitësja shqiptare lojërat olimpike

Lini një Përgjigje