TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2024, 21:43

Sulmuesi shqiptar protagonist në Ligën e Konferencës, 27-vjeçari realizon gol spektakolar me të djathtën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar protagonist në Ligën e Konferencës,

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Meriton Korenica, ka rrëmbyer skenën me skuadrën e Kluzh në duelin e kthimit ndaj Neman, të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. 

27-vjeçari shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 59 të sfidës. Me një goditje spektakolare me të djathtën në hyrje të zonës, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i parë i shqiptarit të Kosovës, me fanelën e Kluzhit. Kujtojmë që Korenica, u bashkua me skuadrën e re në këtë merkato vere. 

meriton korenica kluzh ish-sulmuesi i ballkanit

Lini një Përgjigje