TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2025, 20:13

Nuk ka bërë ende debutimin e tij në krye të stolit të “3 luanëve”, Federata Angleze mban me hatër trajnerin Tuhel

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka bërë ende debutimin e tij në krye të stolit të

Tomas Tuhel ka munguar në më shumë se gjysmën e fundjavave të Premier Ligës që prej momentit kur u emërua në krye të stolit të “Tre Luanëve”.

Tekniku gjerman ka qenë i pranishëm në vetëm dy prej pesë javëve që janë luajtur në Premier Ligë që prej 1 janarit.

Sipas “The Times”, Tomas Tuhel ka snobuar edhe ndeshjet e “FA Cup” si dhe gjysëmfinalet e “Carabao Cup”.

Gjermani fundjavën e kaluar u pa në “BayArena” ku së bashku me ndihmësin e tij besnik (Berri) ndoqi ndeshjen e madhe mes Bajer Leverkusen dhe Bajernit të Mynihut.

Me këtë vendim Tuhel ndryshon shumë prej paraardhësit të tij.

Siç dihet Garet Sauthgejt dhe asistenti i tij Stiv Holland kanë ndjekur mesatarisht pesë ndeshje të Premier Ligës në javë.

 

tomas tuhel trajneri i anglisë

Lini një Përgjigje