TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2025, 18:05

Grabitet banesa e Olivier Zhiru në Los Anxhelos, hajdutët marrin 500 mijë euro bizhuteri në shtëpinë e sulmuesit francez

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet banesa e Olivier Zhiru në Los Anxhelos, hajdutët marrin 500

Olivier Zhiru është përballur me një surprizë të hidhur në SHBA. Sulmuesi i Los Anxhelos, ishte viktimë e një grabitjeje, që kap shifra të mëdha.

Sipas “TMZ Sports”, grabitësit u futën në shtëpinë e sulmuesit francez dhe morën bizhuteri me vlerë 500 mijë Euro.

Ishin 10 ora të sulmuesit 38-vjeçar që thuhet të kenë pasur një vlerë prej 500 mijë eurosh. Ende nuk është kapur ndonjëri prej grabitësve, edhe pse Departamenti i Polisicë së Los Anxhelosit po heton.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 5 Shkurt, por vetëm së fundmi është bërë publike. Bashkëshortja e Olivier Zhiru, zbuloi se hajdutët kishin thyer dritaren dhe kishin hyrë brenda, ndërsa menjëherë u njoftua policia, e cila ka nisur hetimet. Gjatë grabitjes, asnjë nga familjarët e Zhiru nuk ndodhej në shtëpi.

Sulmuesi 37-vjeçar u transferua në verë në SHBA, pasi vendosi të largohej nga Milani, pjesë e të cilëve ishte prej tre vitesh

olivier zhiru sulmuesi francez

Lini një Përgjigje