TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2025, 15:56

24 vite më parë i dha fund trajnimit, Arrigo Saki bëhet pishman: Po mendoj rikthimin si trajner

Shkruar nga Pamfleti

24 vite më parë i dha fund trajnimit, Arrigo Saki bëhet pishman:

Plot 24 vite nga aventura e fundit në pankinë, Arrigo Saki mendon se mund të jetë larguar më herët nga ç’duhej nga detyra e trajnerit.

Në moshën 78-vjeçare, tekniku italian pranon se po mendon rikthimin në stol. Për Sakin nuk bën diferencë nëse klubi i tij i ardhshëm do të jetë italian apo i huaj, ai kërkon vetëm të rikthehet në fushën e lojës.

Po mendoj të rikthehem si trajner, në Itali ose jashtë saj. Kam shumë oferta, por nuk e di nëse duhet të rikthehem të bëj këtë detyrë në Itali pasi të gjithë e dinë se i them gjërat qartë. Kam marrë oferta nga Brazili, Argjentina, Spanja dhe shumë vende të tjera”, tha Saki.

arrigo saki ish-trajneri italian

Lini një Përgjigje