TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2025, 19:09

Te Reali janë shumë të frikësuar, Belingam mund të dënohet me 12 ndeshje pezullim

Shkruar nga Pamfleti

Te Reali janë shumë të frikësuar, Belingam mund të

Te Reali i Madridit janë shumë të frikësuar se Xhud Belingam mund të dënohet me 12 ndeshje pezullim për kartonin e kuq të marrë në fundjavën e kaluar ndaj Osasunës.

Arbitri i takimit, Hoze Luis Munuera Montero, pretendon se Belingam e ofendoi, ndaj e ndëshkoi direkt me të kuq, ndërsa anglezi thotë se e gjitha ishte një keqkuptim, pasi nuk ofendoi arbitrin, por ia tha vetes ato fjalë.

Neni 94, Kodi Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll është mjaft i qartë për këtë situatë, në këtë nen thuhet se kushdo që fyen, ofendon ose i drejtohet arbitrit kryesor me terma, fjali apo qendrime fyese, do të dënohet me pezullim nga 4 deri në 12 ndeshje, përveç rastit kur përbën një shkelje më të rëndë.

Brenda kësaj jave pritet të jepet vendimi zyrtar për Belingham, ndërsa te Reali urojnë t’ia hedhin paq me 2-3 ndeshje mungesë për anglezin, duke shpresuar që ai të dënohet për “mosrespektim” ndaj arbitrit, sipas nenit 117, në të cilën parashikohet dënimi me 2-3 ndeshje pezullim.

xhud belingam futbollisti anglez reali i madridit

Lini një Përgjigje