
I nxori kartonin e kuq Belingamit, Federata Spanjolle nis hetimin për gjyqtarin që ka klientë Atletikon e Madridit dhe Mançester Sitin
Federata Spanjolle e Futbollit ka nisur një hetim zyrtar kundër gjyqtarit Manuel Munuera Montero, i cili gjatë kësaj fundjave drejtoi ndeshjen shumë të diskutuar mes Osasunës dhe Realit të Madridit. Kryesori dyshohet për konflikt të hapur interesi, pasi aktivitetet e tij jashtë fushës së lojës përplasen me detyrën e gjyqtarit.
Munuera Montero, i cili u bë protagonist sidomos për kartonin e kuq të famshëm që i tregoi Xhud Bellingam, ka hapur një kompani e cila quhet “Talentus Sport”, e cili ka si objektiv konsultimin dhe menaxhimin sportiv. Mes klientëve të saj raportohet se janë edhe La Liga, UEFA, Federata Spanjolle dhe klube profesioniste mes të cilave Atletiko e Madridit, Mançester Siti, Aston Vila e PSG.
Kjo lidhje me klube jashtë fushës së lojës ka bërë që Federata të nisë hetimin, sidomos pas akuzave të forta që kanë ardhur nga Reali i Madridit se po veprohet me dashje kundër tyre për interesa të caktuara. Nëse verifikohet se Munuera Montero nuk ka raportuar lidhjet që ka jashtë fushës dhe çfarë janë “këshillimet” që u jep ai atyre, mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai rrezikon nga gjoba 100 mijë euro, në pezullimin deri në 5 vite.
Lini një Përgjigje