TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2025, 19:31

Në moshën 34-vjeçare po përjeton rininë e dytë, “Topi i Artë” bind Vllazninë; shkodranët rinovojnë me sulmuesin deri më 2027 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Në moshën 34-vjeçare po përjeton rininë e dytë,

Bekim Balaj ka vendosur të firmosë kontratën e re te Vllaznia deri në vitin 2027.

34-vjeçari, të cilit i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni, do vazhdojë të udhëheqë Vllazninë ku filloi hapat e parë në karrierë.

Kujtojmë se kapiteni i kuqebluve e mbylli sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Balaj kryeson edhe tani renditjen e golashënuesve duke qenë pikë kyçe për fazën ofensive të Vllaznisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Njoftimi i Vllaznisë:

Me Bekimin, kuqeblu deri më 2027.

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj!”

 

bekim balaj sulmuesi shkodran vllaznia

Lini një Përgjigje