TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2024, 20:03

Nuk është prezantuar akoma te Mançester Junajtid, Ruben Amorim vendos rekordin e parë te “Djajtë e Kuq”

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është prezantuar akoma te Mançester Junajtid, Ruben Amorim

Nuk ka debutuar ende, madje as nuk ka dalë përpara mediave me fanelën e Mançester Junajtid.

Por Ruben Amorim ka vendosur shumë shpejt rekordin e parë tek anglezët.

Duke iu referuar shifrave, portugezi bëhet trajneri i dytë më i ri që drejton Mançester Juanjtid. Në moshën 39-vjeçare, Amorim merr pankinën e “Djajve të Kuq”.

Një fakt që e lë pas Uilf MekGines, i cili drejtoi ekipin në një ndeshje të Krishtlindjeve në vitin 1970 kundër Derbi Kaunti. Fakti që Amorim ka firmosur deri në vitin 2027 e bën trajnerin më të ri që drejton me kohë të plotë ekipin.

ruben amorim trajneri i mançester juanjtid

Lini një Përgjigje