TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2024, 17:46

Tirana i druhet vendimeve të Komisionit të Disiplinës, derbi ndaj Partizanit rrezikon të luhet pa tifozë

Shkruar nga Pamfleti

Tirana i druhet vendimeve të Komisionit të Disiplinës, derbi ndaj

Incidentet e ndodhura në Klasiken kundër Vllaznisë të zhvilluar në Lushnjë, nuk do të kalojnë pa u vënë re dhe nga FSHF. Duke marrë parasysh hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë, Komisioni i Disiplinës pritet të jetë strikt dhe i ashpër me Tiranën.

Në rast se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës mund ta dënojnë Tiranën nga dy deri në katër ndeshje pa tifozë. E nëse bardheblutë do të ndëshkoheshin me këtë masë, atëherë ata do të rrezikonin mungesën e mbështetësve në derbi.

E nëse Tirana do të ndëshkohet me plot 4 ndeshje pa tifozë, atëherë derbi ndaj Partizanit do të ishte krejtësisht ndryshe. Supersfida e kryeqytetit do të luhej në një stadium bosh, duke bërë Tiranën që ta presë vendimin me interes të madh.

 

komisioni i disiplinës tirana

Lini një Përgjigje