TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2024, 17:01

Ertjan Kofsha shkëlqen në Europianin e shtangës, peshëngritësi i sjell Shqipërisë “tripletë” medaljesh (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ertjan Kofsha shkëlqen në Europianin e shtangës,

Për fat të mirë, tradita e peshëngritjes mbetet e “gjallë” në Shqipëri, kjo falë talenteve si Ertjan Kofsha, i cili shkëlqeu në Evropianin e Peshëngritjes U-23 që po zhvillohet në Poloni. Kofsha u shpall nënkampion Evrope, jo vetëm kaq, por nga ky turne doli me 3 medalje, 1 ari dhe 2 argjendi.

Peshëngritësi kuqezi dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në stilin e shkëputjes, ku me 192 kg siguroi medalje argjendi.

Në dy garash, me 354 kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e dytë duke u shpallur nën kampion Evrope, për fat të keq medalja e arit i iku nga duart për vetëm 1 kg, por paraqitja e tij, me “tripletë” medaljesh, jep shpresë për të ardhmen për ta rikthyer sërish peshëngritjen kuqezi në nivele të larta.

ertjan kofsha peshëngritësi shqiptar

Lini një Përgjigje