TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2024, 23:04

Lacio dhe Fiorentina nxjerrin Juven nga Champions, Roma rilind dhe shpëton pankinën e Juriç

Shkruar nga Pamfleti

Lacio dhe Fiorentina nxjerrin Juven nga Champions, Roma rilind dhe shpëton

Pas polemikave, sherrit brenda dhomave të zhveshjes dhe pozitës së lëkundur të trajnerit Juriç, Roma reagon dhe fiton minimalisht 1-0 përballë Torinos në kuadër të javës së 10 në Serinë A. Pas vetëm 20 minutash lojë, Paulo Dibala kaloi verdhekuqtë në epërsi, në atë që doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes.

La Joya ishte lojtari më i rrezikshëm i Romës, duke krijuar edhe shanse të tjera për gol, mirëpo i mungoi saktësia pas golit të epërsisë. Në minutën e 52, Dibala lëshoi një goditje të fuqishme brenda zonës, por që topi përfundoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Rasti i parë serioz për mysafirët u krijua në minutën e 65, por Alieu Njie nuk arriti të mposhte portierin e Romës. Roma ia doli të mbante këtë epërsi minimale përkundër presionit të Torinos për t’i fituar tri pikët e para pas dy humbjeve radhazi dhe një barazimi. Pas javës së dhjetë, Roma është në vendin e dhjetë me 13 pikë, ndërsa në javen e 11 takohen me Veronën.

Fitore e madhe nga Lacio! Skuadra e drejtuar nga Baroni ka shkatërruar me 5 gola Komon në atë që ishte një sfidë e cila shkoi direkt në dishezë, pasi bardhekaltërit realizuan dy gola pas 31 minutash me Kastejanos dhe Pedro. Ekipi liqenor i drejtuar nga Fabregas reagoi me Mazitelin duke ngushtuar shifrat, por mbeti me dhjetë pas daljes me të kuq nga Braunoder.

I kuq që më pas kaloi tek ekipi tjetër, pasi edhe Nuno Tavares, asistuesi më i mirë në top 5 ligat kryesore europiane (8 pasime për gol) u përjashtua si pasojë e dy të verdhave.

Por, Lacio vazhdoi të sulmonte dhe gjeti edhe 3 gola të tjerë me Patrik, sërish Kastejanos dhe në fund me Lum Çauna. Lacio që ngjitet keshtu në vendin e 5 me 19 pikë, po aq sa Fiorentina dhe Atalanta.

Pikërisht Fiorentina mori sot një fitore të madhe në fushën e Xhenoas. Mjaftoi goli i shënuar nga Gosens për t’i dhënë suksesin djemve të Paladinos. Por, ishte një mrekulli e De Geas në fund që shmangu barazimin.

Lacio dhe Fiorentina nxjerrin Juven nga Champions, Roma rilind dhe shpëton

 

 

roma lacio seria a torino komo

Lini një Përgjigje