TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2024, 21:13

Manjati grek i përfshirë në trukim ndeshjesh, plas skandali në futbollin anglez

Shkruar nga Pamfleti

Manjati grek i përfshirë në trukim ndeshjesh, plas skandali

Manjati grek Evangelos Marinakis, i cili është pronari i skuadrës angleze të Notingem Forest është akuzuar se u përpoq të fiksonte një ndeshje në kampionatin grek të futbollit. Kujtojmë që “bosi” grek është njëkohësisht pronar i klubit legjendar të Olimpiakosit në kryeqytetin grek të Athinës. Kjo ka ngritur "hije" dyshimi që dhe Notingemi, një klub që ka fituar Championsin 2 herë radhazi mund të jetë përfshirë në skandale.

Pronari grek ka hapur çështjen për shpifje kundër Irini Karipidis që mban pozicionin e kryetarës së klubit grek të Selanikut, Aris. Greku pretendon se kryetarja e skuadrës rivale të PAOK-ut zotëron një faqe që përmban akuza kundrejt shefit të Olimpiakosit dhe shpif për të në rrjetet sociale. Akuzat e rreme sipas Marinakis kanë të bëjnë me përfshirje në trukime ndeshjesh, në kontrabandë droge dhe transportim ilegal të naftës ruse që është kundër sanksioneve të Bashkimit Europian.

Avokati i pajtuar nga manjati për t’u marrë me këtë çështje u shpreh se në dokumentet e gjykatës së posaçme pretendimi ishte bërë për të krijuar publicitet të keq në dëm të imazhit të presidentit grek. Aplikimi i kundërshtarëve të Evangelos-it është një fushatë haptazi “kundër Marinakis” dhe kjo është transparente tashmë.

evangelos marinakis presidenti i olimpiakos

Lini një Përgjigje