TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2024, 19:01

Dinamo “shtrëngon duart” me Bylisin dhe mban të paprekur ‘TOP 4’, bardhësi në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo “shtrëngon duart” me Bylisin dhe mban të paprekur

Mbyllet java e 11 e Abissnet Superiore me 2 ndeshjet e fundit të luajtura mbrëmjen e sotme. Në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Bylis nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1, me dinamovitët që marrin barazimin e tretë radhazi. Të parët që kaluan në avantazh ishin ballshiotët.

Përgjoni iu afrua zonës dhe lëshoi një gjuajtje të fortë me të majtën, e cila u ndal në shtyllë. Topi u kthye te Malomo në të djathtën, me futbollistin i cili lëshoi një gjuajtje të fortë duke mposhtur portierin Teqja.

Kryeqytetasit u kundërpërgjigjën dhe në minutën e 68 gjetën golin e barazimit. Pas një goditje nga këndi, topi arriti te Mandela, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Dinamo ngjitet në vendin e 3 me 17 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e fundit me 9 pikë.

Ndeshja tjetër e luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Elbasanit është mbyllur me rrjeta të paprekura. Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat, por asnjëra prej tyre nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës. 

Me këtë barazim, Teuta renditet në vendin e 6 me 16 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e 5 me 16 pikë.

dinamo bylis teuta elbasani abissnet superiore

Lini një Përgjigje