TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2024, 16:48

Kategoria e Parë/ Flamurtari shënon në “frymën e fundit”, Atanda i jep vlonjatëve fitoren e 9 radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Flamurtari shënon në “frymën e

Flamurtari dhe Lushnja kanë luajtur sot sfidën e vlefshme për javën e 10 të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në Vlorë përfundoi me fitoren e vuajtur të vendasve me rezultatin 2-1.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lorenc Trashi me një predhë nga distanca. Teksa për të rikthyer baraspeshën te Lushnja mendoi Camko.

Megjithatë, në sekondat e fundit të sfidës, Atanda shënoi një gol tejet të rëndësishëm duke i dhënë të tijve 3 pikë të arta.

Kjo ishte fitorja e 9 radhazi e Flamurtarit të cilët rikthehen në krye të tabelës së renditjes në kuotën e 27 pikëve. Në krahun tjetër, Lushnja mbetet në vendin e 7 me 12 pikë.

Vlen të përmendet se Lushnja luajti me 10 lojtarë gjatë 4 minutave të fundit. Futbollisti Marjus Korreshi u ndëshkua me karton të kuq.

flamurtari lushnja kategoria e parë

Lini një Përgjigje