TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2024, 15:43

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj futbollistëve të Vllaznisë, policia procedon penalisht dy tifozë të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj futbollistëve

Tirana-Vllaznia e zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, u shoqërua dhe me incidente. Rreth minutës së 66 të takimit kur shkodranët shënuan golin e dytë, tifozët bardheblu nuk kursyen sendet e forta dhe mjetet piroteknike.

Tifozët e Tiranës nisën t’i hidhnin të dyja këto në fushën e lojës, duke lënë të dëmtuar edhe futbollistin e Vllaznisë, Esat Mala. Pikërisht për këtë ngjarje të ndodhur në stadiumin e Lushnjës ka reaguar edhe Policia. Këta të fundit kanë nisur hetimet mbi këtë ngjarje, teksa po procedojnë penalisht 2 shtetas.

Sipas njoftimit të uniformave blu, procedimi po bëhet për dy 19-vjeçarë të cilët kanë hedhur në fushën e lojës mjete piroteknike. Materialet janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Hodhën lëndë piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë një ndeshje futbolli, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për një rast të hedhjes së lëndëve piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Vllaznia”, të zhvilluar ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., 19 vjeç dhe K. Ll., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hedhja e lëndës piroteknike u dëmtua lehtë, një futbollist i ekipit të Vllaznisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

policia tifozët e tiranës

Lini një Përgjigje