TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 22:50

Juventusi “abonohet” me barazimet, Parma bën ‘Zonjën e Vjetër’ për ilaçe; Atalanta e Gjimshitit regjistron fitoren e katërt radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi “abonohet” me barazimet, Parma bën ‘Zonjën

Parma bën surprizën e madhe në javën e 10 të Serisë A. Juventusi i Tiago Motës, duket se është “abonuar” me barazimet në edicion të Serisë A, teksa nuk shkoi më shumë se rezultati 2-2 në duelin ndaj emilianëve.

Nisi me një surprizë të pakëndshme për bardhezinutë takimi në “Allianz Stadium”, pasi që në minutën e tretë Del Prato shënoi në portën e Di Gregorios, duke e ndezur shumë shpejt sfidën.

Kundërpërgjigjja e “Zonjës së Vjetër” erdhi në minutën e 31ë me MekKeni, por në fundin e pjesës së parë realizoi sërish Parma me Sohm.

Sigurisht që bardhezinjtë nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat dhe pak pasi nisi pjesa e dytë, Ueah barazoi shifrat në 2-2.

Loja ishte e hapur deri në sekondën e fundit, me raste në të dyja portat, por nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

Ndërkohë në duelin tjetër, Atalanta e Berat Gjimshtit, bëri detyrën në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Monzës, në sfidën ku u aktivizua titullar mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Për bergamaskët kjo ishte fitorja e katërt radhazi në Serinë A. Në duelin e radhës Atalanta do të përballet me kryesuesit e Napolit në transfertë ndërsa Juventusi luan ndaj Udinezës po në transfertë.

juventus parma seria a atalanta monza

Lini një Përgjigje